Arne Slot shkarkohet nga Liverpooli: Tensionet në zhveshtore dhe deklaratat që e kushtuan postin

Arne Slot shkarkohet nga Liverpooli: Tensionet në zhveshtore dhe deklaratat që e kushtuan postin

Arne Slot shkarkohet nga Liverpooli: Tensionet në zhveshtore dhe deklaratat që e kushtuan postin

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me largimin e Arne Slot nga Liverpooli, me mediat gjermane që raportojnë se trajneri holandez kishte humbur mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të skuadrës për shkak të marrëdhënieve të tensionuara në zhveshtore.

Sipas raportimit të BILD, Arne Slot, i cili u shkarkua fundjavën e kaluar dhe u zëvendësua nga trajneri spanjoll Andoni Iraola, jo vetëm që u penalizua për rezultatet e dobëta, por edhe për mënyrën e menaxhimit të grupit.

Burimi në fjalë pretendon se raportet mes trajnerit dhe lojtarëve u përkeqësuan pas disa deklaratash që u interpretuan si arrogante dhe nënçmuese.

Edhe pse në fillim të sezonit ai ishte vlerësuar për mënyrën se si menaxhoi situata të ndjeshme, përfshirë vdekjen tragjike të Diogo Jotës, më vonë qasja e tij ndaj skuadrës u bë më konfrontuese.

Sipas BILD, Arne Slot shpesh sfidonte disa nga afrimet e reja të Liverpoolit duke i pyetur nëse kishin fituar ndonjëherë Ligën Premier, duke lënë të kuptohej se nuk ishin në të njëjtin nivel me lojtarët që kishin qenë pjesë e skuadrës kampione.

Po ashtu, trajneri holandez thuhet se kishte bërë komente nënçmuese për futbollistët me eksperiencë në Bundesligë, duke sugjeruar se disa stile loje mund të funksionojnë në Gjermani, por jo te Liverpooli.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga disa prej figurave kryesore të ekipit, duke theksuar se tensionet në zhveshtore dhe humbja graduale e besimit të lojtarëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fundin e aventurës së Arne Slot në “Anfield”.

Me pak fjalë

Arne Slot u shkarkua nga Liverpooli për shkak të tensionit në zhveshtore dhe deklaratave të interpretuara si arrogance. Tensionet u rritën pas komenteve të tij ndaj lojtarëve të rinj dhe përvojës së tyre në Bundesligë, duke humbur mbështetjen e skuadrës.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.