Shkup, nxënësit e shkollave të mesme edhe këtë vit do të kenë transport publik falas gjatë pushimeve verore

Ndërmarrja Publike Shkupi, njoftoi se nxënësit që plotësojnë kushtet për të përdorur transportin publik falas, edhe këtë vit kanë të drejtë të lëvizin falas gjatë pushimeve verore, transmeton Portalb.mk. “E drejta për transport falas gjatë pushimeve verore është në përputhje me Programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit të mesëm në […]

Shkup, nxënësit e shkollave të mesme edhe këtë vit do të kenë transport publik falas gjatë pushimeve verore

Ndërmarrja Publike Shkupi, njoftoi se nxënësit që plotësojnë kushtet për të përdorur transportin publik falas, edhe këtë vit kanë të drejtë të lëvizin falas gjatë pushimeve verore, transmeton Portalb.mk.

“E drejta për transport falas gjatë pushimeve verore është në përputhje me Programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit të mesëm në vitin 2024, ku ndër të tjera thuhet se “me fillimin e vitit 2024, nxënësit nga shkolla e mesme të​e Qytetit të Shkupit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë transportin falas si gjatë pushimeve dimërore ashtu edhe gjatë pushimeve verore dhe në këtë mënyrë t’i kryejnë obligimet shkollore pa ndërprerje për ndjekjen e praktikave dhe trajnimeve për praktikë…”, thuhet në njoftimin e NTP-së.

LEXO: Nxënësit e shkollave të mesme mund të udhëtojnë falas me NTP-në gjatë pushimeve verore