Pas shpërndarjes nga policia, një grup protestuesish me flamuj në duar bëjnë rezistencë përpara autobotit me ujë

Pas shpërndarjes nga policia, një grup protestuesish me flamuj në duar bëjnë rezistencë përpara autobotit me ujë

Pas shpërndarjes me ujë nga policia, një grup i vogël protestuesish kanë bërë qëndresë përpara autobotëve me ujë dhe forcave të policisë. Sipas pamjeve, një prej protestuesve ka në dorë flamurin e UÇK-së dhe një tjetër atë shqiptar, të cilët qëndrojnë së bashku me të tjerët, të patrembur.

Ndërkohë, numri më i madh i protestuesve është shpërndarë pas mësymjes nga policia, por edhe për shkak të shiut.

Teksa u shpërndanë nga policia, një numër protestuesish janë futur nëpër rrugica dhe në akset drejt Tajvanit, rrugës Myslym Shyri etj.

The post Pas shpërndarjes nga policia, një grup protestuesish me flamuj në duar bëjnë rezistencë përpara autobotit me ujë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.