Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet S. N.
Deri në këtë fazë, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e shpërthimit apo personat që mund të jenë të përfshirë.
Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.
The post Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



