Shpërthim tritoli në tarracën e një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

Shpërthim tritoli në tarracën e një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tufinës, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, kur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse është hedhur në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të një 65-vjeçari me inicialet A. K.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas Policisë, nga veprimet e para hetimore është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por identiteti i tij nuk bëhet publik për shkak të hetimeve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të saj.

The post Shpërthim tritoli në tarracën e një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.