Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin e fortë të regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Si pasojë e shpërthimit mësohet se ka ndërruar jetë një grua e moshuar 83-vjeçare.
Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri thekson gjithashtu se 8 persona të tjerë kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar drejt spitalit, pasi kanë mbetur të asfiksuar nga tymi.
Forcat e zjarrfikëses, policia dhe ekipet e emergjencës mjekësore vijojnë të jenë në terren për të menaxhuar situatën, evakuuar plotësisht banorët e mbetur dhe për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.
Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gazetarja jep detaje: Shkak dyshohet një bombol gazi, ka nisur evakuimi i banorëveThe post Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



