Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt

  • Ndaje
Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Bjellorusisë, në përballjen vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Golin e vetëm të pjesës së parë për kuqezinjtë e shënoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e 28-të.

Deri në minutën e 31-të, kuqezinjtë regjistruan 66% të posedimit, pesë goditje drejt portës dhe një rast të madh shënimi, ndërsa Bjellorusia kishte vetëm dy goditje.

Me avantazhin e krijuar në pjesën e parë, Shqipëria mbetet në rrugën e duhur për të arritur objektivin dhe për të siguruar ngjitjen në Ligën B.

The post Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot