Shqipëria planifikon Eurobond rekord në 2027, 690 milionë euro borxh

Shqipëria planifikon Eurobond rekord në 2027, 690 milionë euro borxh

Shqipëria planifikon të dalë sërish në tregjet financiare ndërkombëtare në vitin 2027, përmes emetimit të një Eurobondi të ri. Vlera e parashikuar është rreth 690 milionë euro, çka do ta bënte huamarrjen më të madhe të këtij lloji të realizuar ndonjëherë nga vendi ynë.

Sipas projektbuxhetit 2027, Eurobondi do të arrijë në 62.6 miliardë lekë dhe do të shënojë daljen e tetë të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, që prej vitit 2010.

Përveç Eurobondit, qeveria planifikon të sigurojë financime të tjera nga jashtë, përmes huave për projektet prioritare dhe mbështetjes buxhetore. Në total, huamarrja e huaj për vitin e ardhshëm parashikohet në 118.2 miliardë lekë.

Megjithatë, duke zbritur detyrimet e borxhit të huaj që duhet të shlyhen gjatë vitit, huamarrja e huaj neto pritet të jetë 22.6 miliardë lekë.

Eurobondi është një instrument borxhi përmes të cilit shteti merr para hua nga investitorët ndërkombëtarë, duke marrë përsipër kthimin e shumës së marrë së bashku me interesat, brenda afatit të përcaktuar.

Eurobondin e parë Shqipëria e emetoi në vitin 2010, në vlerën 300 milionë euro, me maturim pesëvjeçar. Ndërsa dalja e fundit në tregjet financiare ndërkombëtare u realizua në vitin 2025.

The post Shqipëria planifikon Eurobond rekord në 2027, 690 milionë euro borxh appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.