Shqipëria pritet të mbyllë Kapitullin 20 të negociatave me BE-në

Shqipëria pritet të mbyllë Kapitullin 20 të negociatave me BE-në

Në Luksemburg do të zhvillohet sot Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për këtë zhvillim.

“Mirëmëngjes … dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.