Shqipëria shpall "person të padëshiruar" Ikball Hudutin për 15 vjet

Shqipëria shpall "person të padëshiruar" Ikball Hudutin për 15 vjet

Shqipëria shpall "person të padëshiruar" Ikball Hudutin për 15 vjet

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin për shpalljen e Ikball Hudutit (Berisha) si “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare.

Vendimi bazohet në informacione që vlerësojnë veprimtarinë e tij si kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike të vendit. Urdhri i ministrit është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Ikball Huduti njihet për lidhjet e tij me regjimin iranian të Ajatollahëve dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Ai është shfaqur gjithashtu krah ish-presidentit iranian, Mahmud Ahmedinezhad, duke mbështetur qëndrime radikale.

Gjatë ditës së sotme, edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj tij, duke iu referuar përfshirjes në protestat në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar: “Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e ‘diasporës’ së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës.”

Me pak fjalë

Shqipëria ka shpallur Ikball Hudutin si “person i padëshiruar” për 15 vjet, duke e akuzuar atë për kërcënime ndaj sigurisë kombëtare dhe thirrje për kryengritje. Vendimi ka shkaktuar reagime, duke përfshirë edhe atë të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka lidhur atë me aktivitete radikale dhe lidhje me regjimin iranian.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.