Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës. Nga të shtënat raportohet për një të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës teksa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosjeje.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
The post Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



