Shtetasit e dyfishtë francezo-zviceranë do të detyrohen të shërbejnë në ushtri

Shtetasit e dyfishtë francezo-zviceranë do të detyrohen të shërbejnë në ushtri

Shtetasit e dyfishtë me nënshtetësi franceze dhe zvicerane do të jenë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak në Zvicër, sipas një vendimi të miratuar nga deputetët zviceranë, përcjell albinfo.ch.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në vitin 199, të rinjtë me nënshtetësi të dyfishtë mund të shmangnin shërbimin ushtarak në Zvicër nëse kishin marrë pjesë në “Ditën e Mbrojtjes dhe Qytetarisë” në Francë.

Megjithatë, deputeti Mauro Poggia dhe mbështetës të tjerë të nismës argumentuan se kjo praktikë krijonte “pabarazi të qartë në trajtim” në raport me qytetarët zviceranë, të cilët janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak.

Të enjten, deputetët e Këshillit Kombëtar miratuan mocionin, duke e zgjeruar detyrimin e shërbimit ushtarak edhe për meshkujt me nënshtetësi të dyfishtë që jetojnë në Zvicër./Albinfo.ch

The post Shtetasit e dyfishtë francezo-zviceranë do të detyrohen të shërbejnë në ushtri appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.