Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon shpalljen e parashkrimit të dënimit me dy vite burg për veprën penale të fshehjes së pasurisë.
Seanca e radhës është caktuar më 16 nëntor, në orën 08:30.
Gjatë seancës, pasi dëgjoi parashtrimet e avokatit të Llallës, Sokol Hazizi, prokurorja e Posaçme kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara nga mbrojtja. Për këtë arsye, gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës.
Adriatik Llalla kërkon që dënimi me dy vite burgim, i dhënë në vitin 2021 me vendim të formës së prerë, të konsiderohet i parashkruar. Në argumentet e tij, ai pretendon se kanë kaluar afro pesë vite nga dhënia e vendimit, pa e vuajtur dënimin me burgim.
Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën në seancën e radhës më 16 nëntor.
The post Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



