Tri sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e marta për vonesën e pagave

Tri sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e marta për vonesën e pagave

Tri sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e marta për vonesën e pagave

Tri sindikatat e Radio Televizionit të Kosovës kanë njoftuar se do të nisin protesta nga e marta, duke kundërshtuar gjendjen e rëndë financiare në mediumin publik dhe mosrealizimin e pagave për punëtorët.

Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë mbajtur një takim urgjent, ku kanë vendosur unanimisht që protestat të fillojnë të martën nga ora 12:00 para ndërtesës së RTK-së në Televizion.

Sindikatat kanë kërkuar përgjegjësi nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së, duke i akuzuar për neglizhencë në trajtimin e situatës financiare. Në një komunikate zyrtare, janë shprehur se Bordi dhe Menaxhmenti kanë pasur kohë të mjaftueshme për të zgjidhur këtë problem, por nuk kanë vepruar në kohë.

“Sindikatat kërkojnë përgjegjësi nga Bordi dhe Menaxhmenti për neglizhimin e deritashëm, të cilët kanë pasur kohë më shumë se dy javë për të zgjidhur këtë problem”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, mosrealizimi i pagave po ua vështirëson punëtorëve përmbushjen e nevojave elementare jetësore dhe po krijon pasiguri të madhe sociale. Në komunikatë theksohet se:

“Mosrealizimi i pagave ua pamundëson punëtorëve përmbushjen e nevojave bazike jetësore, përfshirë sigurimin e ushqimit, transportit dhe detyrimeve të përditshme familjare. Në këto rrethana, askush nuk mund të kërkojë përgjegjësi, performancë dhe përkushtim profesional nga punëtorët, ndërsa institucioni dështon të përmbushë obligimin e tij më themelor ndaj tyre.”

Tri organizatat sindikale kanë cilësuar të papranueshme situatën në të cilën është gjendur transmetuesi publik, duke vlerësuar se punëtorët nuk duhet të bartin pasojat e problemeve menaxheriale.

“Për SPRTK, SPERTK dhe ShSRK, është e papranueshme që një institucion publik me rëndësi të veçantë për informimin e qytetarëve të përballet me pasiguri financiare që vë në pikëpyetje pagesën e punëtorëve të tij. Punëtorët nuk mund dhe nuk do të mbajnë barrën e dështimeve menaxheriale, vendimeve të gabuara apo pasojave të proceseve për të cilat nuk kanë asnjë përgjegjësi”, thuhet më tej në komunikatë.

Me pak fjalë

Tri sindikatat e RTK-së kanë njoftuar protesta të filluara nga e marta kundër vonesës së pagave dhe neglizhencës së Bordit dhe Menaxhmentit. Ata kanë kërkuar përgjegjësi dhe kanë theksuar se punëtorët nuk duhet të paguajnë për gabime menaxheriale.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.