Situatë e dhunshme në protestë, gurë, molotovë dhe lëndë ndezëse ndaj efektivëve të policisë

Një pjesë e forcave te policisë ndodhen tashmë nën presionin e gurëve dhe lëndëve ndezëse nga protestuesit. Në pjesë e tyre ndodhen në hyrje të Sheshit Skënderbej. Me skafandër dhe mburojë policët po tërhiqen për shkak të goditjeve me shkopinj hekuri, flakadanë dhe gurë.
Për shkak të numrit të vogël të efektivëve janë detyruar të tërhiqen pasi numri i protestuesve është më i lartë. Ndërkohë, një efektiv policie është lënduar dhe ka kërkuar ambulancë. Një moment ai dëgjohet duke thënë se është goditur në mushkëri.
The post Situatë e dhunshme në protestë, gurë, molotovë dhe lëndë ndezëse ndaj efektivëve të policisë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



