Sot mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë

Mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell parashihet ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin deri në 10C e 12C, e ato maksimale shkojnë deri në 27C e 29C. Në fundjavë kalimi i një fronti të ftohtë përgjatë rajonit, sjell kushte të motit të ndryshueshëm, me ç’rast orëve të pasdites edhe priten zhvillime […]

Sot mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë

Mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell parashihet ditën e premtë.

Temperaturat minimale zbresin deri në 10C e 12C, e ato maksimale shkojnë deri në 27C e 29C.

Në fundjavë kalimi i një fronti të ftohtë përgjatë rajonit, sjell kushte të motit të ndryshueshëm, me ç’rast orëve të pasdites edhe priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Temperaturat zbresin edhe në 24C e 25C ditën e diel, njofton Prishtina Weather.

Në fillim të javës së ardhshme sërish mund të kemi një periudhë më stabile, e dominuar nga intervale më të gjata me diell.