Studentët ndryshojnë strategji, Rama i fton sërish në dialog

Si çdo mëngjes edhe sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke përsëritur ftesën e dialogut me studentët protestues. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, edhe këtë të enjte kreu i qeverisë ka nxjerrë tryezën e gurtë dhe sipër saj letrat me mbishkrimin dialog.
Por pavarësisht ftesës së përsëritur të Ramës, studentët kanë refuzuar vazhdimisht dialogun me kryeministrin duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Një ditë më parë studentët kanë njoftuar ndryshim strategjie për protestat duke zhvilluar protesta kombëtare dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.
Ata vendosur zhvillimin e protestës së radhës kombëtare ditën e shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00, përballë Ministrisë së Arsimit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



