Studentët edhe sot në protestë masive në Tiranë (LIVE)

Qëndresa studentore në Shqipëri është shkallëzuar sot me rinisjen e protestave masive dhe bojkotimin e procesit mësimor, teksa marshimeve drejt Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe nxënës të arsimit të mesëm si dhe universitete nga rrethet e vendit, përcjell INA.
Të rinjtë nga Universiteti i Mjekësisë, UBT-ja, Politekniku dhe Fakulteti i Drejtësisë, të mbështetur nga gjimnazistët e shkollës “Partizani”, kanë paralizuar rrugët kryesore të kryeqytetit, duke u zhvendosur nga zona e “Medresesë” drejt qendrës së Tiranës.
Situata është shoqëruar me tensione në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku protestuesit kanë thyer derën kryesore për t’u futën brenda godinës, ndërkohë që bojkoti ka gjetur mbështetje edhe në disa qytete të tjera të vendit në shenjë solidariteti. Rritja e revoltës rinore vjen menjëherë pas përplasjeve të dhunshme të ditës së djeshme me forcat e rendit, të cilat u përmbyllën me arrestimin e 16 personave dhe procedimin penal të 49 të tjerëve nga Policia e Shtetit.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



