Studentët nuk tërhiqen, nuk largohen pas ujit të hedhur nga policia! Hedhin koshat e mbeturinave në rrugë

Situata përpara Ministrisë së Arsimit vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa protestat e të rinjve po përshkallëzohen.
Protestuesit kanë marrë koshat e mbeturinave dhe i kanë shtyrë drejt ministries së Arsimit. Pavarësisht përpjekjeve të forcave të rendit për të kontrolluar situatën, reagimi i të rinjve ka qenë i shpejtë.
Policia ka tentuar disa herë të shpërndajë turmën duke përdorur ujë me presion, por pa sukses. Pasi largohen përkohësisht nga presioni i ujit, të rinjtë rikthehen sërish përpara godinës.
Disa nga protestuesit kanë nisur të qëllojnë me gurë dhe objekte të tjera në drejtim të efektivëve të policisë. Protesta vijon të jetë aktive dhe forca të shumta policore kanë rrethuar perimetrin e Ministrisë së Arsimit.
Vajzat në rreshtin e parë të protestës, lidhen krah për krah para Ministrisë së ArsimitThe post Studentët nuk tërhiqen, nuk largohen pas ujit të hedhur nga policia! Hedhin koshat e mbeturinave në rrugë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



