U sulmua nga protestuesi, blindohet Bashkia e Shkodrës

Bashkia e Shkodrës ka vesh me vetrata hekuri dritaret pasi u sulmua ditën e sotme me gur dhe sende te forta nga protestuesit.
Protesta e studentëve të enjten u shënua edhe në Shkodër, ku situata u tensionua me sulme ndaj godinës së Bashkisë dhe godinave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Zhvillimi vjen në ditën e tretë të protestave të gjimnazistëve dhe studentëve, të cilat janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
The post U sulmua nga protestuesi, blindohet Bashkia e Shkodrës appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



