“Takimet nuk lejohen në orën 22 e 30”, Ferhati zbardh detaje nga vizita e Gogut te Veliaj

Gazetari Eni Ferhati i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me detajet rreth takimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit Toni Gogu në burgun e Fierit. Ferhati theksoi se vizitat në burg nuk mund të kryhen në orare të tilla, siç pretendohet për orën 22:30.
Gazetari shtoi se nuk është në dijeni nëse ministri ka marrë apo jo miratim nga SPAK lidhur me këtë takim. Sipas tij, një ministër nuk mund të kryejë inspektime në orët e vona të mbrëmjes siç mund të bëjnë forcat operacionale të burgjeve.
“Tani që një nga personazhet e përfshira në debat, jo dy më kryesorët, o zoti Veliaj apo zoti Gogu, në këtë rast një prej të dyve gënjen. Është e qartë kjo pjesë lidhur me qëndrimin publik që kanë mbajtur. Sa i takon pyetjes tuaj, në fakt unë e kisha shënuar dhe kjo është një shqetësim.
Domethënë në radhë të parë takimet nuk lejohen në një orar të tillë siç pretendon zoti Veliaj. Nuk lejohen në orën 22:30. Për shembull avokati i zotit Veliaj pretendon që nuk është lejuar gjatë këtyre dy ditëve, të shtunë të diele që të takojë klientin e tij sigurisht në bazë të një rregulli që ka Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
AI ka bërë kallëzim madje në prokurorinë e Fierit, zoti Ndereca i cili më ka kontaktuar madje ditën që nuk u lejua. Mesa duket sot është lejuar zoti Ndreca dhe ndaj kanë dalë gjithë këto komunikime dhe përplasje që kanë ndodhur gjatë fundjavës. Tani zoti Veliaj është i paraburgosur, nuk është i burgosur, ndryshon shumë i paraburgosur qoftë tek trajtimi, qoftë tek të drejtat që ti ke.
Për shembull tek i paraburgosuri, për çdo takim që individi i paraburgosur në këtë rast, zoti Veliaj duhet të bëjë, duhet të marri pëlqimin e SPAK-ut. Unë nuk e di nëse zoti Toni Gogu ka marrë apo jo pëlqimin e prokurorëve të çështjes. Sepse ministri kur shkon për inspektim nuk shkon ta takojë individë të caktuar, e zëmë kjo është orari se inspektim nuk bën dot në orën 22:30.
Një inspektim mund të bëjnë vetëm forcat operacionale të burgjeve kur shkojnë nëpër dhoma për të kapur celular apo pajisje. Aq më tepër që sigurisht ai ka informacion periodik që i vjen në zyrë nga raportimet e institucioneve në varësi, por kjo nuk shihet mirë.
Pra, vizita në një orar të tillë është më tepër të një personi të paraburgosur për të cilin çdo person jashtë rrethit familjar dhe avokati duhet të jepet pëlqimi me shkrim nga SPAK”, tha ai.
The post “Takimet nuk lejohen në orën 22 e 30”, Ferhati zbardh detaje nga vizita e Gogut te Veliaj appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



