Tensione pranë Kryeministrisë, protestuesit futen në lulishten pranë Piramidës dhe sulmojnë policinë

Vijon prej dy orësh përballja në distancë mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Protestuesit janë vendosur përgjatë bulevardit, ndërsa një pjesë e tyre ndodhet pranë Piramidës dhe godinës së qeverisë.
Policia po hedh vazhdimisht gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit qëllojnë në drejtim të efektivëve me sende të forta dhe pllaka.
Protestuesit janë futur në lulishten pranë Piramidës, nga ku po sulmojnë me gurë efektivët e policisë.
Efektivë mbi tarracën e Kryeministrisë
The post Tensione pranë Kryeministrisë, protestuesit futen në lulishten pranë Piramidës dhe sulmojnë policinë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



