Tensione në protestë, policia shoqëron disa persona, protestuesit tentojnë të bllokojnë furgonin

Një incident është shënuar këtë të mërkurë pasdite gjatë protestës, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona me një furgon policie. Në momentin që furgoni është përpjekur të largohet, protestues të tjerë kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën për të penguar marrjen e personave të shoqëruar.
Sipas burimeve në furgon ishin dy aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, të cilët, nuk pranuan të merrnin fletën e gjobës për tubimin e sotëm.
Sipas të njëjtave burime, dy aktivistët u kanë treguar efektivëve lejen për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, por kjo nuk e ka penguar shoqërimin e tyre.
Gjatë përpjekjeve për të ndaluar furgonin është regjistruar edhe një konfrontim fizik mes efektivëve të policisë dhe disa protestuesve. Pavarësisht tentativave të përsëritura të protestuesve për të penguar largimin e tij, në fund furgoni i policisë ka mundur të largohet.
The post Tensione në protestë, policia shoqëron disa persona, protestuesit tentojnë të bllokojnë furgonin appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



