Tensione tek Rruga e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke

Tensione tek Rruga e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke

Po vijon me tensione protesta studentore në Tiranë, e cila ka nisur që prej mëngjesit me bojkotimin e mësimit në universitete dhe në disa gjimnaze.

Ndërkohë, tensione janë shënuar në Rrugën e Durrësit, ku disa të rinj po tentojnë të thyejnë xhamat e një banke.

Sipas pamjeve, protestuesit, me mjete rrethanore dhe shkelma, tentojnë të thyejnë xhamat dhe derën e bankës. Disa prej tyre shfaqen edhe të maskuar.

The post Tensione tek Rruga e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.