Tensione në Vlorë, studentja humb ndjenjat gjatë protestës, protestuesit i japin ndihmën e parë

Një studente nuk është ndier mirë dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Vlorë.
Sipas pamjeve, e reja është shtrirë në tokë, ndërsa ndihmën e parë ia kanë dhënë të rinjtë e pranishëm. Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila e ka transportuar studenten drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Tensionet nuk kanë munguar as sot në Vlorë, ku janë shënuar konfrontime dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
The post Tensione në Vlorë, studentja humb ndjenjat gjatë protestës, protestuesit i japin ndihmën e parë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



