Tensionet në protestë, Agjencia për Media dhe Informim: Nuk ka studentë në intubim, informacioni është i pavërtetë

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar pas qarkullimit të një informacioni në rrjete sociale se dy studentë ndodhen në intubim për shkak të protestës dhe tensioneve që janë krijuar ditën e sotme.
Në njoftim bëhet me dije se ky është një informacion i rremë pasi nuk ka studentë të cilët ndodhen në këtë gjendje. Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare.
Njoftimi i plotë:
Informacioni që po qarkullon në disa faqe në Instagram dhe platforma të tjera, sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim, është i pavërtetë!
Mos bini pre e dezinformimit!
U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të pavërtetuara, të cilat krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm te publiku dhe familjarët.
Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të besueshme, duke shmangur burimet që përhapin informacione të rreme apo çorientuese.
Informacioni zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, qofshin protestues apo punonjës të Policisë së Shtetit, përcillet nga institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
View this post on InstagramA post shared by MIA (@mia.gov.al)
The post Tensionet në protestë, Agjencia për Media dhe Informim: Nuk ka studentë në intubim, informacioni është i pavërtetë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



