Tensionohet protesta e studentëve, shkulen kangjellat para Ministrisë së Arsimit

Shkulja e kangjellave ka tensionuar protestën e studentëve në Tiranë, në ditën e dytë të demonstratave kundër situatës në arsim.
Studentët, të cilët kanë bojkotuar mësimin, janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar me mbërritjen e protestuesve pranë institucionit.
Gjatë protestës, të rinjtë kanë nisur të shkulnin kangjellat, ndërsa grumbullimi vijon mes tensioneve.
Protestës së studentëve të universiteteve u janë bashkuar edhe gjimnazistë, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar thirrjes për protestë.
Demonstrata e sotme vjen një ditë pas protestës së së martës, e cila zgjati disa orë dhe u shoqërua me tensione e përplasje në kryeqytet.
The post Tensionohet protesta e studentëve, shkulen kangjellat para Ministrisë së Arsimit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



