Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli është përfshirë në replika me Taulant Ballën, pas deklaratës së këtij të fundit se në 2021 bashkëpunuan kundër Berishës, duke iu referuar partisë që themeloi Topalli. Por, kjo e fundit e akuzoi se kontrollonte çdo lëvizje të Lulzim Bashës, duke thënë se kurrë s’ka zhvilluar asnjë takim me Ballën. “Është e […]

Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli është përfshirë në replika me Taulant Ballën, pas deklaratës së këtij të fundit se në 2021 bashkëpunuan kundër Berishës, duke iu referuar partisë që themeloi Topalli. Por, kjo e fundit e akuzoi se kontrollonte çdo lëvizje të Lulzim Bashës, duke thënë se kurrë s’ka zhvilluar asnjë takim me Ballën.

“Është e njohur publike që në 2021 unë kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të PD ishte njëri që ju e kontrollonit në çdo lëvizje. S’të kam takuar kurrë në jetën time, por ke takuar Bashën. Prandaj merre me vete atë. Ka qenë e vështirë për mua, por koha më ka dhënë të drejtë dhe sot jam më krenare se kurrë, të thuash të vërtetën kur të tjerët thonë të kundërtën”, iu përgjigj Topalli.