Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital.
Viktimat janë identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, shtetasja nga Maqedonia e Veriut 34 vjeçarja nga Tetova Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin e drejtuar nga shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të tunelit të Murrizit.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, dhe pasagjerja Maltina Ferati.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital, ku po marrin kontrollin e nevojshëm mjekësor.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.
RTK
RTK
RTV
RTV
ART
TV7
RAD
RAD
ROC
RAD
RAD
RAD