Tragjedia në Lampedusa, shkon në 27 numri i viktimave

Numri i viktimave nga mbytja e dy varkave me emigrantë pranë ishullit italian të Lampeduzës ka shkuar në 27. Mes viktimave janë një vajzë 1-vjeçare dhe tre adoleshentë, ndërsa dhjetëra persona të tjerë vazhdojnë të raportohen të zhdukur. Dy varkat, me rreth 90-100 persona në bord, u përmbysën rreth 14 milje larg brigjeve italiane, brenda [...]Read More...

Tragjedia në Lampedusa, shkon në 27 numri i viktimave

Numri i viktimave nga mbytja e dy varkave me emigrantë pranë ishullit italian të Lampeduzës ka shkuar në 27. Mes viktimave janë një vajzë 1-vjeçare dhe tre adoleshentë, ndërsa dhjetëra persona të tjerë vazhdojnë të raportohen të zhdukur.

Dy varkat, me rreth 90-100 persona në bord, u përmbysën rreth 14 milje larg brigjeve italiane, brenda zonës së kërkim-shpëtimit. Ato ishin nisur natën e mëparshme nga Tripoli, Libi, me emigrantë nga Pakistani, Somalia dhe Sudani.

Roja Bregdetare italiane bëri të ditur se 60 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në qendrën e pritjes Imbriacola në Lampeduzë. Katër prej tyre u shtruan në spital me lëndime të lehta.

Sipas të mbijetuarve, njëra nga varkat filloi të merrte ujë dhe u përmbys. Pasagjerët u përpoqën të kalonin në mjetin tjetër, por edhe ai, i mbingarkuar, u përmbys duke hedhur njerëzit në det.

Operacioni i shpëtimit përfshiu pesë mjete patrulluese, një helikopter dhe avionë të Rojës Bregdetare dhe Frontex. Trupat e viktimave u gjetën gjatë gjithë ditës, mes tyre edhe dy që ndodheshin të bllokuar brenda njërës nga varkat e mbytura.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, kërkoi ndalimin e udhëtimeve të rrezikshme detare që nga vendet e origjinës. Kryeministrja Giorgia Meloni e quajti “çnjerëzor” cinizmin e trafikantëve dhe premtoi masa më të forta kundër nisjeve të paligjshme. / abcnews.al /