Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran: "Do një skuadër agresive dhe me dëshirë fitore"

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran: "Do një skuadër agresive dhe me dëshirë fitore"

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shprehur vizionin e tij për të ardhmen e ekipit kombëtar

Një skuadër që do të tregojë se është më e fortë se kundërshtari. Trajneri Rolando Maran ka dhënë një intervistë për Federatën Shqiptare të Futbollit, duke shprehur emocionet e para si trajner i Kombëtares shqiptare. Ai ka treguar vizionin e tij për të ardhmen e ekipit kombëtar dhe se çfarë ndryshimesh do të sjellë krahasuar me paraardhësit e tij.

“Secili prej nesh sjell idetë, veçoritë dhe gjërat në të cilat beson më shumë. Sigurisht që e kam të qartë atë që dua të bëj dhe atë që dua të sjell nga vetja, përtej asaj që ndoshta trajneri i mëparshëm ka sjellë. Sigurisht që gjërat e mira që janë bërë përbëjnë një tullë që tashmë është themeli i një shtëpie dhe unë do të provoj të sjell tullat e mia për të ndërtuar atë që do të jetë shtëpia ime. Duhet të jemi një skuadër që hyn në fushë sepse dëshiron të tregojë se është më e fortë se kundërshtari. Duhet të kemi në mendje dëshirën dhe zemrën për të hyrë në fushë për të fituar ndeshjen, duke djersitur, mund të dalim gjithmonë nga fusha me kokën lart. Kjo nuk duhet të mungojë kurrë”.

Tekniku italian ka rrëfyer gjithashtu se si ka lindur mundësia për të drejtuar Shqipërinë, duke zbuluar edhe bisedat me ish-trajnerin Xhani De Biazi.

“E kam ndjekur kombëtaren shqiptare që nga rezultatet e mëdha të arritura nga Xhani De Biazi, me të cilin kanë punuar edhe ish-pjesëtarë të stafit tim, ndaj e kam vlerësuar akoma më shumë futbollin shqiptar. Që nga ato vite, rritja ka qenë shumë e mirë dhe e madhe. Edhe fakti që kam pasur mundësinë të përballem me shumë lojtarë shqiptarë në Serie A më ka dhënë një njohje ndryshe dhe më ka bërë edhe më shumë të interesuar për këtë Kombëtare, që është çdo herë e më shumë në rritje”.

Për Rolando Maran, kjo do të jetë aventura e tij e parë si trajner i një kombëtare, pasi në të kaluarën ka drejtuar klube si Brescia, Bari, Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa dhe Pisa.

Me pak fjalë

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shprehur dëshirën për të ndërtuar një skuadër agresive dhe me dëshirë fitore. Ai ka theksuar se do të sjell ndryshime duke ndërtuar mbi themelin e sukseseve të mëparshme, duke theksuar rëndësinë e dëshirës dhe angazhimit në fushë.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.