Transportonin dru pa dokumentacion ligjor, gjobiten 2 drejtuesit e mjeteve

Drejtoria Rajonale e IKMT Dibër ka bllokuar mbrëmjen e kaluar dy raste të transportit të lëndëve drusore.
Sipas njoftimit, ndërhyrja e parë u krye gjatë kontrolleve në aksin Muhur-Selishtë ndërsa e dyta në aksin që lidh Burrelin me Urakën. Gjatë verifikimit të kryer nga punonjësit e IKMT u konstatua se transportimi i lëndës drusore bëhej pa dokumentacionin ligjor.
Bëhet e ditur gjithashtu, se në të dy rastet lënda drusore u sekuestrua duke ju vënë në dispozicion njësisë vendore ndërsa ndaj drejtuesve të mjeteve u vendosën masat administrative në përputhje me përcaktimet ligjore.
Kontrollet për parandalimin dhe ndëshkimin e ndërhyrjeve të paligjshme në zonat pyjore vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit.
The post Transportonin dru pa dokumentacion ligjor, gjobiten 2 drejtuesit e mjeteve appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



