Transportonte 6 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, arrestohet në Shkodër 21-vjeçari nga Azerbajxhani

Transportonte 6 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, arrestohet në Shkodër 21-vjeçari nga Azerbajxhani

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke ndihmuar 6 shtetas nga vende të treta të kalonin ilegalisht kufirin.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë F. B., 21 vjeç, nga Azerbajxhani, i cili me një automjet po transportonte 6 persona që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 5”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Bajzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 21 vjeç, banues në Zagatala, Azerbajxhan.

Ky shtetas u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” 6 shtetas nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Transportonte 6 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, arrestohet në Shkodër 21-vjeçari nga Azerbajxhani appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.