Transportonte armë me qëllim trafikimin, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë! Kishte thyer edhe arrestin shtëpiak

Transportonte armë me qëllim trafikimin, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë! Kishte thyer edhe arrestin shtëpiak

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka transportuar armë. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari Elton Andreica Muça gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë efektivët.

Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 pistoletë me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara kokainë.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”. Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), jelek antiplumb, municion luftarak, mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë, automjet dhe celular.

Arrestohet në Marikaj, një 41-vjeçar, i cili duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi, transportonte armën e zjarrit, me qëllim trafikimin. Gjatë arrestimit, 41-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin E. A.(M.), 41 vjeç, banues në Vorë.

41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjet, në Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundështuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë. Punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së shtetasit E. A.(M.) në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton policia.

The post Transportonte armë me qëllim trafikimin, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë! Kishte thyer edhe arrestin shtëpiak appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.