Edi Rama tregon se investitorët e Zvërnecit kanë ndërtuar resortin e famshëm në Katar

Edi Rama tregon se investitorët e Zvërnecit kanë ndërtuar resortin e famshëm në Katar

Edi Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë ndërtuar resortin e famshëm në Katar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me debatin në rritje për projektin turistik të Zvërnecit, duke iu referuar një prej investimeve më të njohura turistike në Katar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se ishulli luksoz i administruar nga marka Anantara është ndërtuar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Power International Holding. Ky grup është gjithashtu i përfshirë si investitor në projektin e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë ka kundërshtuar kritikat ndaj këtij investimi, duke vlerësuar potencialin e tij për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjioz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike.

*Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”, shkruan Rama.

Me pak fjalë

Edi Rama ka lidhur projektin e Zvërnecit me një resort të famshëm në Katar, duke theksuar se investitorët e tij janë gjithashtu ndërtues të një prej destinacioneve më të njohura turistike në Lindjen e Mesme. Kjo lidhje ka për qëllim të vërtetojë potencialin e projektit për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.