Turqia dërgon 360 tonë ndihma humanitare në Liban, në vlerë të 3 milionë €

Turqia dërgon 360 tonë ndihma humanitare në Liban, në vlerë të 3 milionë €

Turqia ka dërguar një ngarkesë prej 360 tonësh ndihmë humanitare për Libanin. Ndihma, me vlerë mbi tre milionë dollarë, mbërriti dje në portin e Bejrutit dhe përmban 38 kontejnerë me shtretër, batanije, jastëkë, tenda, ushqim të gatshëm dhe veshje.

Gjatë pranimit të ndihmës në Bejrut, ministri i reformave administrative të Libanit, Fadi Maki, deklaroi se ajo po mbërrin në një “moment kritik”.

Ambasadori turk në Liban, Murat Lütem, tha se që nga përshkallëzimi i sulmeve izraelite, Turqia ka dërguar mbi 1700 tonë ndihmë humanitare për Libanin.

Ai shtoi se më shumë se një milion libanezë, ose rreth çdo i pesti banor, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare nga Bejruti, që nga 2 marsi në Liban janë vrarë 2294 persona dhe 7544 janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite. Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se që nga fillimi i marsit janë vrarë të paktën 177 fëmijë dhe mbi 350 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë.

The post Turqia dërgon 360 tonë ndihma humanitare në Liban, në vlerë të 3 milionë € appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit:infoshqip.com
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.