Turqia në luftë me zjarret/ Gjendje e jashtëzakonshme në dy provinca, evakuohen qindra banorë
Vatra të reja zjarri u përhapën në bregdetin mesdhetar të Turqisë, teksa qeveria e vendit shpalli dy province perëndimore zona katastrofe. Mediat lokale thanë se shtëpitë u evakuuan në qendër të qytetit të Antalias dhe në rrethin Aksu, ndërsa zjarri përparonte drej tyre. Zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët përpara se erërat e forta të [...]Read More...

Vatra të reja zjarri u përhapën në bregdetin mesdhetar të Turqisë, teksa qeveria e vendit shpalli dy province perëndimore zona katastrofe.
Mediat lokale thanë se shtëpitë u evakuuan në qendër të qytetit të Antalias dhe në rrethin Aksu, ndërsa zjarri përparonte drej tyre.
Zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët përpara se erërat e forta të përhapnin zjarrin, i cili mbylli një rrugë kryesore bregdetare.
Më tej përgjatë bregdetit, shtëpitë në qytetin Manavgat u kërcënuan gjithashtu nga flakët.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se provincat e Izmirit dhe Bilecikut ishin shpallur zona katastrofe, një hap larg nga niveli më serioz i emergjencës.
Turqia është përballur me zjarre të mëdha në pyje dhe jo vetëm që nga fundi i qershorit.
Trembëdhjetë persona kanë vdekur, përfshirë 10 zjarrfikës të vrarë të enjten në një zjarr në Eskisehir, në Turqinë perëndimore.
Temperaturat mbi normat sezonale janë përkeqësuar nga erërat e forta dhe thatësira, duke rezultuar në dhjetëra zjarre. / abcnews.al