Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Shkodrës, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe tentoi ta godiste me thikë.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë A. D., 39 vjeç, pasi në banesën e tij, në lagjen “Partizani”, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses për motive që ende nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, bashkëjetuesja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.  

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

The post Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.