Vajzat në rreshtin e parë të protestës, lidhen krah për krah para Ministrisë së Arsimit

Një formë e re proteste po zhvillohet këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit, ku një grup vajzash janë vendosur në rreshtin e parë, të lidhura krah për krah me njëra-tjetrën. Të rreshtuara krah për krah, vajzat brohorasin njëzëri.
Sipas pamjeve, vajzat i paraprijnë protestës dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku më herët janë shënuar disa përplasje.
Kjo është një skemë ndryshe nga ditët e tjera të protestës, pasi këtë herë vajzat kanë vendosur të jenë në krye të marshimit, duke brohoritur në drejtim të policisë: “Turp, turp!”
The post Vajzat në rreshtin e parë të protestës, lidhen krah për krah para Ministrisë së Arsimit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



