Vazhdon protesta edhe sot, Tirana në kaos dhe e bllokuar (LIVE)

Vazhdon protesta edhe sot, Tirana në kaos dhe e bllokuar (LIVE)

Edhe sot ka vijuar protesta e studentëve të shoqëruar edhe nga gjimnazistë të shkollave të mesme të Tiranë. Ata kanë vijuar pranë ministrisë së Arsimit për ditën e tretë.Ata i bëjnë thirrje policisë të heqin uniformat

Këtë herë policia ka ndryshuar taktikë duke ndërhyrë menjëherë me gaz lotsjellës dhe ujë për ti shpërndarë, ndryshe nga dje kur i lejoi të protestojnë para MAS.

Bilanci i protestës së djeshme, MSH: 61 policë dhe 18 protestues u trajtuan te Trauma, 10 në QSUT

Protesta e gjimnazistëve dhe e studentëve nisi që në mëngjes duke u shtrirë në të gjithë Tiranën. Ata kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të marshuar duke thirrur ‘Rama jepe dorëheqjen’. Një tjetër thirrje është dhe revolucion. Protestues ka dhe në qendër, në sheshin ‘Skënderbej’.

 


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.