Veliaj per humbjen e Vuçiç: Levizjet e studeneve nuk jane fundi i botës

Veliaj per humbjen e Vuçiç: Levizjet e studeneve nuk jane fundi i botës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke përshëndetur Listën Studentore dhe fitoren e saj ndaj Aleksandër Vuçiçit.

Përmes një reagimi, Veliaj e ka cilësuar presidentin serb si “makiavelist dhe populist”, ndërsa ka përcjellë një mesazh edhe për lëvizjet studentore, të cilat sipas tij nuk përfaqësojnë fundin e rendit politik, por shënojnë mbylljen e një epoke.

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës thekson se protestat studentore duhet të shihen si një sinjal për ndryshimet që kërkon brezi i ri, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe politikëbërësve të kuptojnë pritshmëritë e tij.

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shprehet Veliaj.

Në reagimin e tij, ai është ndalur edhe te përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin serb. Sipas projeksioneve të para që citon Veliaj, partitë shqiptare pritet ta rrisin numrin e mandateve nga një në dy.

“Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, përfundon reagimi i kryebashkiakut të Tiranës.

The post Veliaj per humbjen e Vuçiç: Levizjet e studeneve nuk jane fundi i botës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.