VIDEO/Komandanti i forcave të rendit të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore nga goditjet e protestuesve, niset drejt Tiranës

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë. Komandanti u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës. Gjatë një përleshje me efektivët, punonjësi i policisë Fasli Rama mori goditje të fortë në kokë duke qenë në gjendje të rëndë për jetën.
kliko videon KETU
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



