Rama ndan videon nga ndërtimi i mini-stadiumit në Katundin e Ri në Durrës: Po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një video ku tregon vijimin e punimeve për ndërtimin e një mini-stadiumi me fushë moderne futbolli në Katundin e Ri në Durrës.
Përmes videos, kryeministri bën të ditur se ky mini-stadium po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe nxitjen e zhvillimit të sportit.
“Katundi i Ri në Durrës, po bëhet me një mini-stadium modern, me fushë futbolli sipas standardeve të UEFA-s, tribunë dhe ambiente ndihmëse.
Një investim në bashkëpunim me FSHF-në, që krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe i dhuron komunitetit një hapësirë për sport, kulturë dhe aktivitete sociale”, ka shkruar Rama.
The post Rama ndan videon nga ndërtimi i mini-stadiumit në Katundin e Ri në Durrës: Po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



