Vijojnë tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë drejt policisë dhe autobotëve të ujit

Protesta përballë godinës së Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish gjatë minutave të fundit, ku janë regjistruar sërish tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Një numër i madh molotovësh janë hedhur nga protestuesit në drejtim të kordonit të policisë. Në shënjestër të goditjeve me lëndë djegëse janë vënë edhe autobotët e ujit, të cilët po përdoren nga forcat e rendit për të shpërndarë turmën.
Edhe pse reshjet e shiut kanë bërë që numri i protestusve të pësojë rënie, një pjesë e të rinjëve kanë refuzuar të largohen, duke vijuar qëndresën dhe përplasjen me efektivët e policisë.
Ndërkohë, në zonë vijon prania e lartë e forcave të rendit për mbajtjen e situatës nën kontroll.
The post Vijojnë tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë drejt policisë dhe autobotëve të ujit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



