Vijon dita e protestës së studentëve, nis marshimi dhe i Politeknikut, Juridikut, Ekonomikut dhe Shkencave

Studentët në Tiranë kanë vijuar këtë të mërkurë bojkotin e mësimit dhe protestat, një ditë pas demonstratës që zgjati rreth nëntë orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në protestë dhe kanë nisur marshimin, ndërsa grumbullime janë raportuar edhe te Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.
Në reagim janë përfshirë edhe gjimnazistë. Gjatë zhvillimeve janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa situata vijon të ndiqet në terren.
Protesta e së martës nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u shtri në zona të tjera të kryeqytetit. Gjatë saj u regjistruan përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe incidente e dëmtime të pronës.
Bojkoti i kësaj të mërkure vjen pas thirrjes së bërë një ditë më parë për mobilizimin e studentëve. Vijimi i protestave në disa institucione arsimore pritet të tregojë shtrirjen e reagimit studentor gjatë ditës.
The post Vijon dita e protestës së studentëve, nis marshimi dhe i Politeknikut, Juridikut, Ekonomikut dhe Shkencave appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



