Vizitoi Kosovën e më pas Serbinë, Sorensen: Mirë të shohësh përkushtim në normalizmin e marrëdhënieve fqinjësore

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi.
Sorensen tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj vizite, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, fqinjësinë e mirë dhe perspektivën evropiane për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
“Ka qenë kënaqësi ta shoqëroj Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi. Është mirë të shohësh përkushtim për normalizimin, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe një të ardhme evropiane për të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.
Bashkë me njoftimin, Sorensen publikoi edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara gjatë vizitës së Costas në Kosovë e Serbi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



