Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rozhajë–Berane, në Mal të Zi.
Kështu raporton mediumi malazez Vijesti, ku thuhet se shtetasi i Kosovës është me inicialet E.M.
Siç citohet drejtoria e policisë atje, dy persona u lënduan në aksidentin e orës 15:45, në të cilin u përfshinë dy vetura.
Trafiku u rikthye në qarkullim pas përfundimit të hetimeve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.