Votat nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit, KQZ tregon kur nis numërimi për ato me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon që të përmbyllet gjatë ditës së sotme, procesin e numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ky i fundit ka shtuar edhe se, me të përfunduar procesi në fjalë, menjëherë do të nisë numërimi i votave me postë.
Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike. Përpjekjet e KQZ-së janë që numërimi i këtyre fletëvotimeve të përfundojë gjatë ditës së sotme, e premte. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë.”, ka thënë Elezi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




