Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn

Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur dënimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja.

Apeli ka vendosur ta dënojë Beqarajn me 20 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 12 vite e 8 muaj heqje lirie.

Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg, ndërsa me vendimin e Apelit dënimi është reduktuar.

 Gentjan Bejtja u vra pasditen e 15 marsit 2024 në oborrin e banesës së tij, ku u sulmua me më shumë se 30 plumba. Dyshohet se nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e tij, zbritën 3 persona, të cilët hynë brenda banesës dhe goditën breshëri plumbash drejt tij.

Në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë, kjo tashmë e provuar edhe nga rezultatet e ekspertizës. Ndaj tij ishin kryer edhe atentate të tjera për ta eliminuar por pa sukeses.
 

The post Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.