Zaev dhe Cipras i dhanë çmimin e paqes “Prespa” ish-ndërmjetësit Matthew Nimitz

Ish kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras sot i dhanë Çmimin e Paqes “Prespa” ndërmjetësuesit në negociatat për emrin Matthew Nimitz, transmeton Portalb.mk. Zaev përmes një postimi në Facebook rreth Konferencës Ndërkombëtare për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm në Athinë, tha se me mbeshtetjen dhe përkushtimin e Nimitzit, dy […]

Zaev dhe Cipras i dhanë çmimin e paqes “Prespa” ish-ndërmjetësit Matthew Nimitz

Ish kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras sot i dhanë Çmimin e Paqes “Prespa” ndërmjetësuesit në negociatat për emrin Matthew Nimitz, transmeton Portalb.mk.

Zaev përmes një postimi në Facebook rreth Konferencës Ndërkombëtare për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm në Athinë, tha se me mbeshtetjen dhe përkushtimin e Nimitzit, dy vendet arritën të ndërtojnë bashkëpunim të ndërsjelltë dhe të arrihet një zgjidhje jo vetëm për emrin, por të hapet derë për bashkëpunim për dy vendet për ardhmëri më të mirë të popujve dhe për ardhmëri më të mirë të rajonit.

Zaev, duke falënderuar Nimitzin për mbështetjen dhe durimin që ka pasur më shumë se dy dekada në kërkimin e zgjidhjes për kontestin për emrin, tha se sot ai është model për zgjidhjen e shumë kontesteve.

“Nimitz na tha ta ruajmë dhe ta çmojmë Marrëveshjen e Prespës dhe ta implementojmë tërësisht”, ka shkruar Zaev në Facebook.

Ish kryeministrat Zaev dhe Cipras sot dhe nesër organizojnë Konferencë Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të qëndrueshëm në Athinë, me rastin e gjashtë vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Presoës. Ngjarja është në organizim të fondacionit “Zaev” dhe institutit “Aleksis Cipras”.